Vdes një punonjës i MPJ-së

23:45 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Një punonjës i Ministrisë së Punëve të jashtme ka vdekur.

Ibrahim Shabani ishte drejtor i Departamentit për çështje konsullore në MPJ.

Familjes dhe kolegët e Ibrahim Shabanit i ka ngushëlluar edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Ai me anë të një postimi në Facebook i ka dërguar ngushëllime familjes Shabani.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e kolegut tonë, Drejtorit të departamentit për çështje Konsullore, Ibrahim Shabani, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. I ndjeri u prehtë në paqe ndërsa familjes, ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme