Google ADS

Vdes një person pasi ra në një humnerë në Prevallë

18:04 | 20 Nëntor 2021
A Z

Pasditen e sotme ka vdekur një person, pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Këtë e ka konfrimuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme