Google ADS

Vdes një person nga aksidenti në Lipjan, policia jep detaje

08:27 | 23 Prill 2024
E.H

Një person ka humbur jetën pasi që një kamion dhe një veturë janë përfshirë në një aksident në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, shkruan Arbresh.info.

Kurse, drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 22.04.2024 – 14:08. Një automjet transportues (kamion) të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme