Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Stanovc i Epërm i Vushtrrisë, një person është plagosur me armë zjarri, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.
“Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se, Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia