Një person ka vdekur në qytetin e Vitisë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani duke shtuar se dyshohet për vetëvrasje.
“Me datën 28.08.2024 rreth orës 09:50, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në qytetin e Vitisë një person ishte i lënduar dhe i njëjti me urgjencë është u transportuar për në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan. Personi i lënduar mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965 edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor nga mjeku konstatuar është konstatuar vdekja e tij.”, ka thënë ai.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe nga hetimet e para dyshohet se viktima të ketë kryer vetëvrasje ku në vende ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.”, shtoi Osmani.
Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.
“Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan po punon në mënyrë intensive në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave dhe motivit të këtij rasti.”, tha ai./Arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...