Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Sadovinë të komunës së Vitisë.
Raportohet se një person duke lëvizur me motoçikletë nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur këmbësorin, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me motoçikletë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare