Në fshatin Lubozhdë të Istogut ka vdekur mbrëmë një person pas një vetaksidenti me veturë.
Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të shpejhtësisë së madhe, gjatë orës 18:50, ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident që i kushtoi me jetë, përcjell arbresh.info.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
Komunikata e plotë:
Humb jetën njё person në aksident trafiku
Ju informojmë se me datë 9 shkurt 2023, rreth orës 18:50, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё-Istog.
Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë