Një person ka vdekur në spitalin e Prizrenit, mirëpo familjarët dyshojnë se shkak i kësaj vdekje është fakti që viktima nuk ka marrë tretmanin e duhur mjekësorë, nga personeli i spitalit.
Kështu njofton policia në raportin e saj 24 orësh.
E pas kësaj trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për Obduksion, me vendim të prokurorit.
“ Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së/arbresh.info/
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...