Vdes një person në Rahovec pasi u godit nga traktori

09:27 | 13 Qershor 2024
E.G

Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra nga goditja me traktor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Rahovec, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme