Një person ka vdekur mëngjesin e së premtes rreth orës 09:00, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti që është në ndërtim e sipër në Vërmicë të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas Gashit, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për këtë rast.
Tutje, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Dyshohet se një person ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër mëngjesin e së premtes, në orën 09:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Gashi./Arbresh.info
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...