Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma

16:43 | 14 Maj 2023
E.H

Një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u godit nga rryma në një fushë në fshatin Milaj të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.

“Dje me datë 13.04.2023 ,rreth orës 20:30 eshte raportuar se ne një fushë në fshatin Milaj nje person dyshohet se eshte godit nga rryma. Policia bashke me emergjencën kane shkuar ne vendngjarje, nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekjen e tij. Me urdher te prokuroit pasi që është kryer kqyrja e vendit te ngjarjes, trupi I pa I jetë është dërguar ne institutin mjekësis ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme