Google ADS

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

20:01 | 24 Prill 2024
E.G

Një person ka vdekur në Pejë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Shkodran Nikçi, i cili tha se prokurori i krimeve të rënda dhe Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, i dyshuari është në kërkim nga policia.

“Prokurori i krimeve të rënda dhe Policia e Kosovës me njësitet relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbësor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës.”, tha ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme