Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një vetëaksident i rëndë në Lëbushë të Deçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënëi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se sipas mjekut kujdestar, tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...