Google ADS

Vdes një person në Malishevë, ngulfatet nga tymi

08:46 | 4 Gusht 2021
S D

Një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës.

Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme