Google ADS

Vdes një person duke prerë dru në pyll në Podujevë

10:08 | 5 Tetor 2020
M. A.

Një person ka vdekur dje në fshatin Sllatinë të Podujevës.

Viktima kishte shkuar për të prerë dru në pyll, ndërsa në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.

“Me datë 04.10.2020 në fsh. Sllatinë – Podujevë, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar, si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme