Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave, në aksin rrugor Malishevë-Arllat, të dielën.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Sipas tij viktima është B.G, rreth 74 vjeç.
“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe Emergjenca mjekësore. Mjeku kujdestar i dalë në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka thënë Gjurkaj./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë