Ka vdekur një nxënës i klasës së 12-të në Shkollën e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj shkolle, Skender Rudari, i cili i ka dërguar një telegram ngushëllime familjes së të ndjerit.
“E nderuar familja Krasniqi, me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës së djalit tuaj e nxënësit tonë të klasës 12/7 Alton Krasniqi”.
“Andaj më lejoni të ju shpreh ngushëllime në emrin tim personal dhe në emër të gjithë profesorëve, nxënësve dhe punëtorëve tjerë të SHMP ‘Adem Gllavica’ në Lipjan”, ka shkruar Rudari.
Të ndjerin ka thënë se do ta kujtojnë përherë si nxënës të zgjuar, të urtë dhe të dashur për të gjithë.
“Ngushëllime familjes! Me respekt drejtori i shkollës, Skender Rudari”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...