Vdes një nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, Rama: Jam i tronditur nga lajmi

21:52 | 24 Tetor 2024
E.G

Është ndarë nga jeta nxënësi i shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, Mal Çavdarbasha.

Lajmin e  ka bërë të ditur kryetari Përparim Rama i cili u shpreh i tronditur, shkruan Arbresh.info.

“Jam i tronditur nga lajmi për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha. Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor.”, ka shkruar ai.

“Në këto momente të rënda ndajmë dhimbjen me familjen Çavdarbasha, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali”.”, shtoi Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme