Një i paraburgosur ka vdekur sot në Qendrën Emergjente në SHSKUK.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK)përmes një njoftimi për media.
Sipas SHKK-së, 62 vjeçari rreth orës 13:20 ishte dërguar në Qendrën Emergjente, pas rekomandimit të mjekut, mirëpo përkundër ofrimit të ndihmës në SHSKUK, nuk ka arritur të mbijetoj, raporton arbresh.info.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958. I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e SHKK.
I njëjti ishte i dyshuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë.
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. /arbresh.info
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe