Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur i moshës 65-vjeçare me inicialet R.M.
Ai ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas SHKK-së, R.M që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore tënë kohën është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës.
“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën.
Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti të mbijetoj sulmit. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...