Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në njoftim e ShKK bëhet e ditur se i burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me probleme të rënda shendetësore, ku si pasojë tërë kohën është trajtuar në stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.
Postim i plotë:
Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974.
I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.
Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./Arbresh.info
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...