Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje

15:20 | 20 Shtator 2024
K.B

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

SHKK njofton se i njëjti që nga caktimi i masës së paraburgimit ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, ka njoftuar ShKK-ja.

Tutje thuhet se janë njoftuar organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme