Një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Dubravës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan arbresh.info.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i burgosuri 63 vjecar M.N ka ndëerruar jetë sot rreth orës 08:50 deri sa ishte i shtrirë për kurim në QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndërruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956. I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA)”, bën të ditur SHKK-ja.
Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë te vdekjes./ Arbresh.info
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...