Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B.
Sipas njoftimit, ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17 maj, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim, shkruan Arbresh.info.
“Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve.
Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit.”, njofton Shërbimi.
“Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit.”, thuhet në njoftim.
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Rama prezanton sfidat në kryeqytet përgjatë vitit 2024, njër...
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre depu...
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24 orë
Vjedhje e rëndë në Malishevë – Hajnat hyjnë në një shtëpi e...
Udhëtimi i fundit i Biden në Itali si president, anulohet pë...
Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari...