Vdes një i burgosur 27 vjeçar

11:59 | 14 Qershor 2019
Arbresh.info

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një i burgosur me inicialet I. A , i lindur më 1992, shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet gjithashtu se i burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme