Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve bën të ditur se në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet A. V. I burgosuri në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe pauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe përcjell gjendjen e tij”, bën të ditur SHKK.
Sipas SHKK-së, rreth orës 18 20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike.
“Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë. Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Njoftim i përbashkët nga SHKK dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve
Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur
Prishtine, 16 prill 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet A. V.
A.V në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe përcjell gjendjen e tij.
Rreth orës 18 20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike.
Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë.
Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja.
I njëjti gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg.
Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si:
I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin ne pavijonin me tretman të avancuar.
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...