Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në kilometrin e 5-të Prishtinë-Lipjan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima është aksidentuar me veturën e saj dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
“Autostrada Arbën Xhaferi KM5 Prishtinë Lipjan (NN) 03.02.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...