Vdes një foshnje në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjekë

08:58 | 28 Qershor 2023
E.H

Një foshnje në Spitalin e Prizrenit ka vdekur vetëm pak minuta pasi ka ardhur në jetë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, babi i foshnjes dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi.

Për këtë rast, janë arrestuar tre mjekë të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi I pajetë I foshnjës është dërguar në IML për obduksion

“Spitali i Prizrenit 27.06.2023 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme