Google ADS

Vdes një foshnje në Mitrovicë

09:50 | 2 Shtator 2021
A. B.

Në Spitalin e Mitrovicës është dërguar pa shenja jete një foshnje.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka njoftuar se foshnja ishte e gjinisë femërore, shkruan arbresh.info

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë, 01.09.2021 – 08:22. Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme