Google ADS

Vdes një fëmijë në Pejë, u rrëzua nga ballkoni i një shtëpie ku kishte shkuar mysafir

08:32 | 3 Prill 2023
E.H

Një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni bashkë me nënë e tij në fshatin Treboviq të Pejës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se fëmija kishte shkuar mysafir me nënën e tij, në momentin kur ai ra nga ballkoni.

“Më datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir.

Fëmiu është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme