Vdes një femër në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Shtimes

10:29 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër K/Ashkali e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Psikiatrik, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në QMF-Shtime, por pas pak ka ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme