Vdes një e mitur derisa po trajtohej në QKUK

09:11 | 20 Shkurt 2024
E.G

Një e mitur nga Gjakova ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare  të Kosovës (QKUK)

Sipas policisë, e mitura po trajtohej që nga 17 shkurti, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, policia bën të ditur se trupi i pajetë është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 17.02.2024-01:45. Më 19.02.2024 nga QKUK është raportuar se pacienti viktima femër kosovare- e mitur e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme