Google ADS

Vdes një 21 vjeçare në Burgun e Lipjanit, nisin hetimet për zbardhjen e rastit

16:34 | 30 Dhjetor 2021
L G

Një se 21 vjeçare, e cila po vuante dënimin në burgun e grave në Lipjan ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj është konfirmuar sot rreth orës 12:42, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i tha arbresh.info se përkundër intervenimit të stafit mjekësor, nuk është arritur që 21 vjeçarja të kthehet në jetë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndërruar jetë. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë”, tha Gashi.

Ai tha se tashmë e ndjera me inicialet M.K ishte në vëzhgim të vazhdueshëm.

“E dënuara, në QKF Lipjan është pranura me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës. Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.

Lidhur me rastin, sipas Gashit janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK-ja, ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme