Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19.
Për vdekjen e saj ka ngushëlluar edhe Oda e Infermierëve që tha se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me COVID-19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”./arbresh.info/
“Aman” mban titullin balada e re e NRG Band
Shqipëria mban stërvitjen e radhës/ Tuci i bashkohet kombëta...
Elvana Gjata reagon për herë të parë rreth lajmeve të rënda ...
Rikthehet turi me diasporën, zbulohet data kur Rama pritet t...
Sulm me thikë në një qytet të Izraelit, 6 të plagosur, dy në...
Qeveria e Kosovës propozon 200 mijë euro ndihmë për Bosnjë-H...