Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë nënoficeri i FSK-së, Arsim Vishesella.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Vishesella ishte Rreshter i Klasit të Parë, përcjell Arbresh.info
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në emër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.
“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, me datë 04.10.2024 nga ora 10:00-11:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...