Vdes në QKUK personi që u aksidentua dy muaj më parë në Drenas

10:23 | 15 Tetor 2024
E.G

Një person ka vdekur në në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy muaj pasi u aksidentua në Drenas

Kjo u bë e ditur nga në raportin 24 orësh të policisë ku thuhet se i njëjti vdiq më 14 tetor dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan Arbresh.info.

“Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, viktima e këtij rasti ishte këmbësor dhe ishte aksidentuar në mbrëmjen e 16 gushtit, ku në raportin 24 orësh, Policia kishte njoftuar se bëhej fjalë për një këmbësor që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Fsh. Fushticë, Gllogoc 16.08.2024 – 21:10. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë. Rasti në hetime”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë më 17 gusht./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Goditet nga vetura një person në Gllogoc të Prishtinës

Të ngjashme