Vdes në QKUK personi që u aksidentua ditë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”

10:00 | 31 Gusht 2023
E.H

Ka ndërruar jetë në QKUK, personi i cili ishte aksidentuar me 24 gusht në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme