Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Ukshin Hoti” rreth orës 18:15, cili siç njofton Policia ka ndërruar jetë në QKUK.
Arbresh.info mëson se bëhet fjalë për një zyrtar të ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, me inicialet N.L.
Agron Borovci zëdhënës i Policisë Rajonale për Prishtinën, në një përgjigje për arbresh.info, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një shtetas të huaj.
“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai./arbresh.info/
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj