Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e aksidentit mes trenit të udhëtarëve dhe një veture në Pavlan të Pejës me 2 nëntor.
Policia e Kosovës njofton se sot ka ndërruar jetë në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti, përcjell Arbresh.info.
“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan-Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...