Vdes në moshën 94-vjeçare nëna e Bajram Kosumit

12:09 | 12 Janar 2020
L G

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare nëna e Bajram Kosumit. Shaha Krasniqi-Kosumi ishte e lindur më 1926.

Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka njoftuar se nëna e tij asnjëherë s’u dorëzua përballë sfidave dhe vuajtjeve nga regjimi serb.

“Ajo na rriti e na edukoj, dy vajza e pese djem, vuajti nga ndjekjet, burgimet e lufterat shqiptare, po kurre nuk u dorezua dhe gjithmone na motivoi per liri.Pusho tash e qete Nana ime!”, ka shkruar Kosumi në një njoftim në FB.

Varrimi behet ne oren 15 ne Koretin, Kamenice.

Bajram Kosumi aktualisht është rektor i Universitetit të Gjilanit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka qenë Kryeministër për një kohë para shpalljes së pavarësisë. Kosumi ishte në mesin e drejtuesve të demonstratave të vitit 1981 kundër Jugosllavisë. Ishte dënuar me nga 15 vjet burgim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme