Ka vdekur në moshë të re, gazetari Arton Turkaj.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ermal Panduri, shkruan Arbresh.info.
“Arton ma kepute shpirtin o vlla”, ka shkruar Panduri.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe analisti politik, Gazmir Raci i cili tha se do të kujtohet me mall dhe respekt për pozitivitetin.
“Arton, ike shumë herët. Do të kujtojmë me shumë mall dhe respekt për pozitivitetin qe e ke pasur. Ky paska qenë takimi ynë i parë dhe i fundit në këtë shtator në Pejë. Prehu në paqe mik”, tha Raci.
I ndjeri ishte moderator dhe autor i programit “Babë e bir” në Radio Prishtina.
Po ashtu, ai ishte edhe personazh i njohur i rrjeteve sociale si dhe botës së gazetarisë./Arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA