Vdes në Mekë qytetari nga Podujeva

13:51 | 13 Qershor 2024
E.G

Shkoi në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit për vitin 2024, por Muharrem Gashi nga Podujeva ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit atje.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, shkruan Arbresh.info.

“Vdekja ka ndodhur në Qabe atje ku shkoi për ta kryer obligimin fetar”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe përgjegjësi i haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, Fitim Gashi.

“Po ka vdekur një haxhi”, konfirmoi ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme