Google ADS

Vdes mjeku në Spitalin e Pejës gjatë orarit të punës, nisin hetimet

18:21 | 7 Janar 2023
E.H

Ka ndërruar jetë një mjek gjatë orarit të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të shtunë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Por, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme