Vdes mjekja e QKMF-së në Pejë

22:36 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Ka ndërruar jetë doktoresha Arleta Sadiku e cila i ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 në Pejë.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

“Dr. Arleta ka qenë specialiste e mjekësisë familjare. Studimet për mjekësi e përgjitshme dhe specializimin për mjekësi familjare i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës”, thuhet në njoftimin e odës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme