Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka ndërruar jetë mamia llapjanë, Sanije Topanica.
Bulliqi theksoi se mamia Topanica është e njohur veçanërisht për humanizmin e treguar në kohën e luftës duke ndihmuar shumë gra në lindjen e foshnjave, transmeton Arbresh.info.
“Shtëpia e zonjës Sanije në Podujevë ishte adresë e mijëra grave gjatë viteve 1990-1999. Ajo ishte adresë shpëtimi e grave shtatëzëna edhe në kohë lufte duke asistuar në lindjen e mbi 180 foshnjeve në ambulantën e fshatit Koliq dhe nën qiellin e hapur të maleve të Gollakut. Me punën dhe përkushtimin e saj zonja Sanije u bë simbol i humanizmit dhe guximit në kohët më të vështira”, thuhet në postimin e Bulliqit në Facebook.
“Kontributi i jashtëzakonshëm i saj në shpëtimin e jetëve dhe ndihma ndaj grave në kushte të rënda të asaj kohe do të kujtohet e vlerësohet gjithmonë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit shëndetësor!”, tha Bulliqi./Arbresh.info
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Ve...
Era e fortë dëmton çatinë e spitalit në Pukë dhe disa pallat...
Osmani: Për herë të parë në histori, Kosova mori pjesë në Sa...
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës si...
Sonte Zvicër-Kosovë, Dardanët kërkojnë fitore