Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në Han të Elezit.
Policia bën të ditur se personi nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton arbresh.info
Këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Hani Elezit, 29.11.2021 – 17:40. I dyshuari mashkull kosovar me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimë mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasoj, këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Për arsye shëndetësore pas një kohe vozitësi është dërguar në QKMF Hani Elezit dhe më pas në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...