Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Miftar Gashi

10:25 | 31 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka ndarë lajmin e hidhur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Miftar Gashi.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime, familjes Gashi, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën.

“Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Miftar Gashi.

Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit.

Shpreh ngushëllime për familjen Gashi, fshatin Buçan, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Pusho në paqe Miftar!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme