Google ADS

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

12:10 | 2 Janar 2022
Arditë Shkodra

Ka vdekur sot ish-luftëtari i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Karpuzi, ishte luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, ish-kryetar i OVL të UÇK-së, dega në Lipjan,

Kliaku poashtu i ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Karpuzit.

Postimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i
Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit.
Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij.
Lavdi jetës dhe veprës së tij atdhetare!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme