Google ADS

Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

13:13 | 24 Shkurt 2024
K.B

Sot ka vdekur Qazim Qeska, ish-kryetar i Komunës së Rahovecit.

Lajmi është dhënë nga familjarë të tij, ndërsa ngushëllimeve u është bashkëngjitur edhe kryetari aktual i kësaj komune, Smajl Latifi.

Ai është shprehur i tronditur dhe i pikëlluar me lajmin për vdekjen e “njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska”.

“Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore”, shkruan ai në telegramin ngushëllues.

Latifi thotë se me urtësinë dhe durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja.

“Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja, Rahoveci humbi sot një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet”, tha Latifi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme