Vdes ish-kryetari i Podujevës

14:33 | 30 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Në moshën 75 vjeçare, ka vdekur sot ish-kryetari i parë i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi.

Këtë e bënë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit, të cilët shkruajnë se varrimi i Gashit do të bëhet të mërkurën në varrezat e fshatit Dobërdol.

”Ju njoftojmë se sot, ndërroi jetë babai ynë, Sylejman Qerim Gashi, duke na lënë të pikëlluar përjetësisht! Varrimi bëhet nesër, me datën 1 dhjetor 2021 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Dobërdol”, thuhet në njoftimin e tyre mortar.

Gashi ishte emëruar kryetar i Podujevës pas luftës, deri në zgjedhjet e para komunale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme